Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se debati në Kuvend për rastin Astrit Dehari nuk po merr një epilog.
Ai ka thënë se po e ka të vështirë ta kuptojë kërkesën e Vetëvendojes.
“A është kjo për çka jemi marrë vesh për hetim të pavarur, ajo çka po kërkoni edhe ju sot. Unë nuk jam korrigjues i juaj, por keni diskrepancë mes vete”, ka thënë Haradinaj.
“Kemi rënë dakord me shku një hap më tutje, hajde bashkë t’ia japim një shancë drejtësisë. Nëse ka kërkesa të reja, bëjeni me shkresë. Unë jam i bindur se edhe organet e drejtësisë për herë të parë në Seancë po i dëgjojnë këto kërkesa të juaja”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se përballja pozitë – opozitë le të vazhdojë për shumë tema të tjera, por jo për këtë temë.
-
Haradinaj: Kuvendi t’i japë epilog demarkacionit deri në fund të këtij viti
-
Haradinaj: Do të angazhohemi që rasti i Astrit Deharit të ketë një epilog
-
Haradinaj i kërkon Osmanit të deklarohet për mundësinë e shpërbërjes së Kuvendit
-
Vetëvendosje: Institucionet të marrin përgjegjësi për rastin Dehari
-
Haradinaj: Kurti të bëjë qeverinë ose të lëshojë rrugë