Pas intervistës së kryetarit Visar Ymeri në KTV, ka reaguar edhe deputetja tjetër e kësaj partie, Fitore Pacolli, e cila ka shkruar se shefi i saj partiak e vendosi veten mbi Këshillin e Përgjithshëm.
Në një postim në Facebook, deputetja Pacolli ka shkruar se Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë i VV-së, derisa ka shtuar se këto qëndrime të Ymerit nuk paraqesin unitetin e partisë së saj.
“Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. Ky është privatizim”, ka shkruar Pacolli.
“Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to”, ka shkruar ajo.
-
Pacolli: Të dorëhequrit tentuan t’i bënin presion Albinit për t’iu nënshtruar disa individëve
-
Pacolli flet për të dorëhequrit nga Kryesia, thotë se duan ta ndryshojnë Lëvizjen
-
Kurteshi: Nuk mund të pajtohem me rrugën që ka zgjedhur Ymeri
-
Kronikë e KTV-së për të gjitha dorëheqjet e Visar Ymerit në Vetëvendosje
-
Visar Ymeri jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në parti