Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, u ka bërë thirrje anëtarëve të Lëvizjes që të marrin pjesë nesër në zgjedhjet e brendshme për kryetar të organizatës, ku garon i vetëm deputeti dhe ish-kryetari i saj, Albin Kurti.
Pacolli e quan ditën e nesërme “ditë të rëndësishme për Lëvizjen, për përcaktimin tonë si aktivistë dhe si qytetarë të Republikës, për demokracinë dhe për rrugën që do të ndjek Lëvizja jonë. Është ditë e rëndësishme për Republikën sepse e ardhmja e Lëvizjes ndikon në të ardhmen e saj”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, ajo nuk la pa përmendur edhe situatën në të cilën gjendet Lëvizja kohës së fundit, pas dorëheqjeve të shumta të anëtarëve të saj që aktualisht mbajnë poste deputetësh e kryetarësh të komunave.
Sipas deputetes Pacolli, të dorëhequrit, duke ditur fare mirë ndjesinë që kanë qytetarët për Lëvizjen, “planifikuan dorëheqjet e tyre të njëpasnjëshme me qëllimin që të tronditnin qytetarët, aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes dhe mbi të gjitha t`i bënin presion Albinit dhe aktivistëve që t`i nënshtroheshin disa individëve të cilët mbi organizatën vendosën interesat e tyre individuale”.
“Përderisa vazhdonin me dorëheqje të njëpasnjëshme, duke llogaritur mirë ditët dhe kohën dhe kështu të bënin presion që kushtet e tyre të pranoheshin, filluan të shqetësohen dhe të pyetnin se si nuk po trajtohen me shqetësim dorëheqjet e tyre”, tha ajo.
Megjithatë, sipas saj, shqetësimi rreth asaj se çfarë po ndodh në Lëvizje asnjë moment nuk u përqendrua tek individët por tek organizata dhe e ardhmja e saj dhe kjo, siç thotë Pacolli, u pa shumë mirë nga numri i madh i qytetarëve dhe përkrahësve të Lëvizjes të cilët stërmbushën sallat në të gjitha qytetet ku u prezantua platforma e udhëheqjes së Lëvizjes nga Albini.