Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli uron ortodoksët për pashkët

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke thënë se bashkëjetesa dhe harmonia ndër-fetare janë thesar i madh shpirtëror i të gjithë shqiptarëve.

“Diversiteti, bashkëjetesa dhe harmonia ndër-fetare janë vlera të çmuara, virtyte të veçanta dhe thesar i madh shpirtëror i të gjithë shqiptarëve. Përderisa besimtarët ortodoks kremtojnë festën e Pashkëve, shfrytëzoj këtë rast për t’i përcjellë urimet më të përzemërta me lutjen që në familjet e tyre të mbretërojë harmonia, dashuria, respekti dhe begatia. Gëzuar për shumë vjet Pashkët!”, shkruan Pacolli.