Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli ua kërkon njohjen Bahamasit dhe Ruandës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Bahamasi dhe Ruanda.

Sipas njoftimit nga MPJ-ja, këtë kërkesë Pacolli e bëri gjatë takimeve me ministrat e jashtëm të këtyre shteteve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai u takua me ministrin e Jashtëm të Bahamasit, Darren Allah Heinfield dhe ministren e Jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo.

“Gjatë këtyre takimeve është diskutuar mbi të arriturat e Kosovës në dekadën e fundit, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë si dhe integrimin e saj në organizata, evropiane dhe ndërkombëtare. Në këtë kontekst, është diskutuar edhe mundësia, që këto dy shtete të rishqyrtojë njohjen e Kosovës në një të ardhme të afërt si shtet i pavarur, në mënyrë që t’i bashkohet shumicës dërmuese të shteteve anëtare të OKB-së si dhe të mbështesin integrimin e saj në organizata ndërkombëtare. Të dy homologët e tij të këtyre shteteve kanë vlerësuar të arriturat e gjithëmbarshme të Kosovës dhe rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit në funksion të interesave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

{gallery}