Kosova nuk ka kohë të eksperimentojë në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë perëndimorë në krye me SHBA-në, thotë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, kryetari Aleancës për Ardhmërinë Kosovës(AKR), Behgjet Pacolli, në një postim në facebook ka bërë thirrje të lihen anash egot e krerëve të institucioneve të Kosovës, dhe siç shprehet ai, “të kryejnë detyrat kombëtare”.
“Kosova nuk ka kohë me eksperimentuar në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë tanë perëndimorë me SHBA në krye. Kjo është çka duan armiqtë tanë historikë. Në kushtet e sotme, me detyrimet që gjinden para klasës sonë politike, bëj thirrje për unitet! Krerët e institucioneve t’i lënë mënjanë egot e tyre, dhe të kryejnë detyrat kombëtare dhe ndaj miqëve! Po lexoj një libër për sherret e feudalëve tanë kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Ju lutem mos t’ i ngjajmë atyre 100 vjet më pas!”, ka shkruar Pacolli.
-
Behgjet Pacolli është dorëhequr nga pozita e kryetarit të AKR-së
-
Pacolli letër Kurtit: E keni sjellë Kosovën në gjendje të izolimit, polarizimit dhe frikësimit autoritar
-
Islam Pacolli jep dorëheqje nga AKR-ja
-
Pacolli: Kosova do të ishte krejtësisht ndryshe, nëse do të qeveriste AKR-ja
-
AKR-ja kërkon që Pacolli të jetë kandidat për president