Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, deklaroi se presidenti i Kosovës nuk e ka asnjë plan për ndryshim kufijsh.
Ai, një intervistë për televizionin publik, tha se kreu i shtetit Hashim Thaçi “është negociator i rryer” dhe nuk do të lejonte cenimin territorial të vendit tonë.
“Garantoj se presidenti nuk ka asnjë plan që në tavolinat e dialogut ta sjellë ndryshimin e kufijve të Kosovës. Presidenti asnjëherë nuk do të lejonte që të cenohej territori i Kosovës. Në tavolinat ku kam marrë pjesë, asnjëherë nuk është ngritur tema e ndërrimit të kufijve”, tha kryediplomati kosovar.
Presidenti Thaçi ditëve të fundit ka thënë se duhet bërë korrigjimi i kufijve me Serbinë dhe se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.