Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Nuk ka asnjë marrëveshje për ndryshim kufijsh Serbi- Kosovë”

Foto: Koha

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka deklaruar sot se nuk ekziston asnjë farë marrëveshjeje me 17 pika për ndryshimin e kufijve me Kosovën, transmeton Koha.net.

"Çfarë të ju them lidhur me këtë, atë që po e dëshirojnë, po e shohin ëndërr”, citon b92 të ketë thënë Vuçiqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se nuk ka, ama asgjë, nuk ka kurrfarë marrëveshjeje dhe kurrfarë hartash .

"Atë (marrëveshjen) duhet ta kenë shkruar Thaçi e Haradinaj, nuk është asnjë pikë e saj, lëri më 17 pika”, ka thënë Vuçiq duke folur për shkrimin e gazetës “Frankfurete Rundschau” sipas të cilit BE-ja dhe SHBA-ja janë të gatshme ta pranojnë këmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë e Kosovës në marrëveshjen që do të nënshkruhej në Washington më 12 qershor e që në fuqi do të hynte gjashtë më vonë.

Lexo edhe: “SHBA- ja do të ishte e kënaqur sikur Serbia e Kosova ta nënshkruanin sivjet marrëveshjen”