Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR

Sot gjatë ditës u raportuar se deputeti Labinot Tahiri është larguar nga AKR, me kërkesë për të qenë deputet i pavarur.

Kallxo.com ka parë një e mail që deputeti i ka drejtuar sekretarit të Kuvendit ku shkruhet se ai ofron dorëheqjen. Në dokument shkruhet se sekretari i ka kthyer përgjigje duke e njoftuar se kërkesën për dorëheqje duhet ta dorëzojë te Kryetari i Kuvendit.

Por, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e demanton një gjë të tillë.

“Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR, për kundër thashthëmeve dhe konspiracioneve. Karavani ecën përpara!!!!”, ka shkruar ai në Facebook.