Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka akuzuar ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, se e ka mani krijimin e situatave të pavërteta dhe krijimin e kauzave false.
Duke komentuar përfundimin e procesit hetimor ndaj kryeprokurorit Aleksandër Lumezi ku doli se ky i fundit e kishte përfunduar provimin e jurisprudencës, Pacolli ka thënë se edhe njëherë tjetër u dëshmua se Enver Hasani merret me gënjeshtra, ashtu sikurse kishte vepruar me Pacollin në rastin e presidentit.
“Edhe në rastin tim ai pati deklaruar që gjoja njerëzit e mi i janë ofruar me para për të vendosur rastin ndryshe. Rasti sikur ky i Lumezit, më bën të dyshoj se mund të jetë e kundërta, ndoshta ish kryetari i Gjykatës, ka marrë para për të marrë një vendim të tillë skandaloz në rastin tim si president i Kosovës (të cilin gjykatësit e huaj në Gjykatën Kushtetuese e cilësuan si skandaloz dhe absurd). Ende, ka shumëçka duhet të zbulohet rreth këtij far...”, shkruan Pacolli në Facebook.
-
Prokuroria s’tregon në ç’fazë është procesi i kallëzimeve penale të Lumezit e Hasanit
-
Prokuroria s’tregon në ç’fazë është procesi i kallëzimeve penale të Lumezit e Hasanit
-
Enver Hasani e padit Behgjet Pacollin për shpifje
-
Hasani flet për kallëzimin penal ndaj Lumezit, Munishit e Namanit
-
Enver Hasani ushtron kallëzim penal kundër Kryeprokurorit të Shtetit