Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, ka prezantuar të mërkurën zyrtarisht njëzet e dy kandidatet për deputetë të Kuvendit të Kosovës.Në mesin e kandidatëve për deputetë janë edhe kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Labinot Tahiri, Reqife Tërnava, vajza e kreut të BIK-ut, Naim Tërnava. Po ashtu, në listën e AKR-së është edhe Labinota Murtezi Demi, ish-deputete e Partisë së Drejtësisë, transmeton kp.
Pacolli gjatë fjalimit të tij tha se për 22 vendet është munduar të bëjë përzgjedhje të anëtarëve të saj dhe se AKR, edhe pse nuk ka mundur t’i fusë të gjithë në listë, kjo parti ka njerëz të devotshme, të cilët nuk do të mbeten jashtë listave, pasi shumë shpejt do të vijnë zgjedhjet lokale.
Ai duke prezantuar kandidatin për deputet nga Komuna e Gjakovës, Luan Shllakun, tha se ia ka dalë të kthejë AKR-në serish në vendin që e meriton, pas largimit nga partia të Mimoza Kusari-Lila.
“Kishim një traumë në Komunën e Gjakovës. Kryetarja e asaj kohe është ndarë prej nesh me vullnetin e saj. Nuk ishte lehtë për ne, por me punën e vet, me energjinë e vet pozitive Luani ka arritur që AKR-në ta kthejë prapë në vendin ku ka qenë”, ka thënë Pacolli.
-
AAK-ja publikon emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave
-
AAK-ja zyrtarizon tetë kandidatura për zgjedhjet komunale, Berisha në Prishtinë
-
24 deputetët që s'folën asnjëherë në Kuvend vitin e kaluar
-
AAK-ja prezanton 13 kandidatët për zgjedhjet lokale
-
LDK-ja publikon listën, Veliu i katërti, Pacolli i pesti e Zemaj i 17-i