Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i është gëzuar lajmit për formimin e koalicionit qeverisës në Gjermani.
LEXO EDHE: Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeveritar në Gjermani
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pret me padurim që Angela Merkel, të zgjidhet për herë të katërt kancelare e Gjermanisë.
Postimi i Pacollit në Facebook:
I gëzohem lajmit për nënshkrimin e Marrëveshjes për formimin e koalicionit dhe programit të ardhshëm qeveritar nga krerët dhe Grupet Parlamentare të CDU-së, CSU-së dhe SPD-së në Berlin. Pres me padurim ditën e mërkurë, kur pritet të zgjidhet për herë të katërt Kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel dhe më pas të betohet edhe Qeveria e re.