Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Vesel Makolli, Luan Shllaku dhe Mirlindë Gashi, ka vizituar sot Qendrën inovative të bizneseve në Gjakovë, ku u prit nga drejtori i saj, si dhe nga ndërmarrësit e rinj të kësaj komune. Në këtë takim është biseduar për përkrahjen që duhet t’ ju ofrohet bizneseve të reja, si potencial i rëndësishëm për zhvillim ekonomik.
është zotuar se iniciativat e tilla gjithmonë do ta gëzojnë përkrahjen e tij të fuqishme, duke trajtuar kështu me kujdes secilën ide biznesore, e cila do të mund të sillte përfitime për ekonominë dhe për qytetarët e vendit. Ai tha se për te arritur sukses, nevojitet pune, energji dhe investime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministrinë e punës, AKR-ja do ta shndërrojë në qendër proaktive, ku idetë do ta kenë shansin të shtjellohen dhe të implementohen. Aty do të ketë ekipe ekspertësh të cilët do të punojnë me këto ide”, tha ndër të tjera Presidenti i AKR-së.
Në vazhdën e diskutimeve me ndërmarrës, lideri i AKR-së dhe kandidatët e tij për deputetë diskutuan më tej rreth mbështetjes institucionale të cilën AKR do ta ofrojë në qeverisjen e saj, e ku rrjedhimisht do te krijohet mundesia e përfshirjes së 40 mije të rinjëve në tregun e punës për çdo vit.
Më pas vizita vazhdoi në Fabrikën “Intertex” fabrikë kjo e cila numëron qindra punëtorë dhe është hapur me iniciativën e Presidentit Pacolli. Aty, Presidenti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, përcolli mbarëvajtjen e punëve dhe u shpreh i inpresionuar me arritjet e kësaj fabrike. Presidenti Pacolli dhe kandidatët e AKR-së vizitën në Gjakovë e përmbyllën me vizitë në fabrikën për prodhimin e armaturave "Armatek".
{gallery}