Në kuadër të vizitave nëpër Komuna, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot Lipjanin, ku ka zhvilluar një takim me qytetarë, ka vizituar bizneset, si dhe ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Sllovi.
Vizitën e tij, Pacolli e filloi nga Fabrika e lëngjeve “MS Quality”, ku u prit nga Kryetari i degës së Aleancës Kosova e Re në Lipjan, Sabit Pacolli, njëherit drejtor i kësaj Fabrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne nuk do të ndalemi, do të hapim edhe shume Fabrika të tjera” ka thënë Pacolli, duke theksuar se Kosova ka një përqindje të lartë të papunësisë, ndërsa hapja e vendeve të reja të punës është thelbësore.
Gjatë bisedës së tij me qytetarët e shumtë të cilët ishin tubuar për ta takuar të parin e AKR-së, Pacolli foli kryesisht për investimet që i nevojiten Kosovës, si dhe për potencialet zhvillimore të Lipjanit.
“AKR është e vetmja alternativë e cila ka eksperiencë dhe njohuri për ta bërë ndryshimin. Kosova është vend që ka mundësi për rritje ekonomike, ndërsa ne dimë ta bëjmë këtë më së miri”, ka thënë lideri i AKR-së.
Pas bashkëbisedimit me qytetarë Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ua dorëzoi kartelat e AKR-së dhjetëra të rinjve, të cilët shprehën interesimin e tyre për t’u bërë pjesë e Aleancës Kosova e Re, e më pas u njoftua nga afër me punën e bizneseve të vogla të qytetit, zejtarëve, si dhe afaristëve të tjerë që veprojnë në këtë Komunë.
Ai tha se ambienti i të bërit biznes në Kosovë nuk është i përshtatshëm dhe se këtë më së miri e dinë veprimtarët ekonomik dhe njerëzit që merren me biznes.
Duke folur më tej rreth mungesës së përkrahjes institucionale për zhvillimin e bizneseve, Pacolli ka shtuar se kauza e AKR-së për ndryshimin e perspektivës së qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimit ekonomik të saj, do të realizohet.