Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar letrat kredenciale nga Konsulla e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Kosovë, Eylem Altunya.
Në takim, Konsulla Altunya ka folur për aktivitetet dhe synimet e Konsullatës së Përgjithshme. “Në veçanti, është diskutuar për rëndësinë historike dhe kulturore të qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.
Tutje thuhet se Pacolli ka ofruar gatishmërinë për mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Konsullatën e Përgjithshme turke në Prizren.
Artikuj të ngjashëm
-
Pacolli rikujton mbështetjen e Turqisë në konsolidimin e shtetit të Kosovës
-
Pacolli: Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
-
Kosova e Turqia me vullnet të dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit
-
Pacolli: FSK-ja e gatshme të ofrojë çfarëdo ndihme pas tërmetit në Turqi
-
Pacolli takon ambasadorët e Quintit në Kosovë