Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli përcjell mesazhin e eurodeputetëve: Mos e humbni rastin për liberalizim

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se pret që në fund të dialogut Kosovë – Serbi, Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës si shtet të sovran dhe të pavarur.

Këtë deklaratë Pacolli e dha në Bruksel, në një fjalim para 75 eurodeputetëve të Komitetit për Politikë të Jashtme.

“Kosova pret, që ky dialog të ketë një afat dhe më në fund, një marrëveshje detyruese, njëlloj Kontrate paqeje, ku Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, ka thënë Pacolli. “Ne mendojmë se ekonomia mund të ofrojë mundësi të mëdha pajtimi, midis dy vendeve, ndaj kam propozuar themelimin e një Zone të Lirë midis dy vendeve, Kosovës së Veriut dhe Komunës kufitare të Serbisë, Rashkës, që do të prodhojë mirëqenie, qetësi, dhe pajtim mes vendeve”.

Në njoftimin e MPJ-së thuhet se eurodeputetët kanë kërkuar votimin pro demarkacionit sot për të filluar me liberalizimin e vizave.

“Votimi sot hap një dritare mundësish të shumta për Kosovën, duke filluar me liberalizimin e vizave. Mos e humbni këtë rast akoma”, ishte mesazhi i të gjithë eurodeputetëve, thuhet në njoftim.

Pacolli po ashtu ka thënë se ka rënë në masë të madhe numri i kosovarëve që kërkojnë azil.

Për Specialen, Pacolli ka thënë se “Dhomat Speciale e humbin besueshmërinë nëse fillimi i punës së tyre shtyhet vazhdimisht”.

Edhe Pacolli nuk premton datë të liberalizimit Arbëri Pacolli nuk premton datë të liberalizimit

Pacolli, sipas MPJ-së, i është drejtuar edhe Spanjës “duke ju referuar aluzioneve që e lidhin pavarësinë e Kosovës me Katalonjën se pavarësia e Kosovës është proces i mbështetur në zhvillimet e brendshme të fundshekullit të 20-të, kur Kosova rrezikonte mbijetesën e saj dhe OKB, NATO mbikëqyrën pavarësinë si dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi shpalljen e pavarësisë”. “Rrota e historisë nuk kthehet dot mbrapsht”, ka thënë Pacolli.

David McAllister, kreu i këtij komiteti, sipas MPJ-së, ka thënë se “strategjia e Zgjerimit e prezantuar para disa ditësh, e sheh Kosovën si pjesë të zgjerimit”.

“Ju e dini se Parlamenti Europian gjithmonë ka qenë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën gjithmonë”, tha eurodeputeti tjetër sllovak, Kukan, mik i Kosovës, në favor të njohjes së saj nga Slovakia.