Për të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin, seanca e sotme ishte thjesht një shprazje e urrejtjes, mllefit mes liderëve partiakë, sipas tij duke u tallur me popullin.
“Po më dhimbset rinia, qytetari, ata që jetojnë mes halleve. Po humb Kosova, po humb ekonomia e Kosovës, po i humbasim miqtë dhe ata që besuan në shtetndërtimin tonë. Unë si shumë të tjerë, kemi investuar shumë në shtetndërtim dhe miq dhe jam i legjitimuar mos të qëndroj duarkryq. Kështu nuk ndërtohet shteti”, ka thënë Pacolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kështu nuk i kontribuohet Kosovës”, ka thënë më tej ai, teksa ka shtuar se është aq i dëshpruar sa në seanca si këto, pjesëmarrja e tij do të jetë në pikëpyetje.
“Sot secili prej liderëve po tenton me qenë në majat e shtetit, si kryeparlamentar, kryeministër, ministër, me kapë pushtetin. Nuk u kursyen as me treguar se çdo të bëjnë në momentin kur të marrin pushtetin. Foltorja e institucionit u përdor si tribunë elektorale. AKR kërkon urgjent të krijohet një konsensus midis partive të opozitës, për krijimin e qeverisë së re dhe sa më shpejt të dilet me një platformë alternative qeverisëse për qytetarin e Kosovës. Nuk mund të vijohet në paqartësi”, ka thënë Pacolli.
“Përndryshe alternativa e fundit mbetët propozimi im për qeveri gjithëpërfshirëse për të cilën unë po insistoj prej dy muajsh. Jo vetëm që po më duket por është e vetmja zgjidhje. Duhet të lihen mënjanë interesat grupore, individuale, partiake e të punohet në favor të Kosovës. Mosfunksionimi dhe mungesa e gatishmërisë së dy partnerëve të opozitës për marrëveshje dhe fakti që ana tjetër nuk e ka shumicën e numrave nënkupton nevojën e konsensusit gjithëpërfshirës për interesat e vendit. Këtu po shihet se AKR edhe pse me pak deputet, duhet të veprojë në zgjidhje e ngërçit dhe për këtë, edhe njëherë apeloj tek LDK dhe VV që të gjejnë zgjidhje, definojnë dhe të krijojnë qeverisjen alternative. AKR-në e kanë paluhatshëm në dispozicion, por në mungesë të kësaj zgjidhje, katër deputetët e AKR nuk do të konsiderohen më vetëm si numra duke pritur dhe kontribuar ngërçit, për interesat e tyre. Unë dhe AKR duam zgjidhje urgjente, ngase jemi në anën e qytetarit dhe Kosovës”, ka thënë Pacolli.