Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, të enjten dhe premten do të qëndrojë në Bruksel.
Sipas njoftimeve nga BE ai pritet të takojë së pari Komisionerin e BE-së për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit Johanes Hahn dhe më pas edhe Përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogherini, raporton korrespodenti i Grupit Koha në Bruksel.
Sipas të njëjtave burime temë kryesore e këtyre takimeve do të jenë agjenda evropiane e Kosovës, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, liberalizimi i vizave, integrimet rajonale dhe dialogu me Serbinë i ndërmjetësuar nga BE-ja.
Vizita e Pacollit do të jetë e para e një Ministri të qeverisë së re Haradinaj.
-
Hahn i tregon Pacollit se çfarë pret nga Kosova për t’u liberalizuar vizat
-
Kosova pjesë e barabartë e ministerialit të shefave të diplomacisë të BE-së dhe të rajonit në Helsinki
-
Pacolli pritet të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane
-
Kosova dhe BE diskutojnë për marrëdhëniet me Serbinë
-
Pacolli në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor