Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Financave se po e bllokon me shkas projektin e Komunës për ndërtimin e parkingut nëntokësor në oborrin e Fakultetit të Filologjisë, raporton TV ARTA.
Shefja e kabinetit të kryetarit Shpend Ahmeti, Fitore Pacolli ka thënë se ky dikaster në vazhdimësi po bllokon projektet me rëndësi për qytetin e Prishtinës. Por pavarësisht kësaj, Pacolli thotë se shumë projekte i realizuan.
Drejtori i zhvillimit ekonomik, Genc Bashota në anën tjetër ka sqaruar se që nga muaji prilli Ministria nuk ka kthyer ndonjë përgjigjeje për aprovim ose jo të projektit, ndonëse sipas tij të gjitha kërkesat janë plotësuar.
Bashota pyetjet shtesë për projektin 12 milionësh që i kishte kërkuar ministria, i ka quajtur jo logjike, derisa ka thënë se krejt kjo po bëhet pasi Prishtina qeveriset nga Vetëvendosja.
-
Komuna e Prishtinës akuzon ministrin Hoti për bllokim të projektit të parkingut nëntokësor
-
MF: Parkingun nëntokësor nuk e lejoi Universiteti i Prishtinës
-
Rama fajëson MPB-në për bllokimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës
-
Komuna e Prishtinës: Ende s’janë alokuar mjetet nga Ministria e Financave
-
Sveçla thotë se MF-ja i transferoi mjetet, Komuna e Prishtinës e mohon pranimin deri në orën 16