Akuzave për bllokimin e projektit për parkingun nëntokësor pranë Fakultetit të Filologjisë, të cilat një ditë më parë i bëri Komuna e Prishtinës, u është përgjigjur Ministria e Financave, raporton KT V.
Arsye për moslejimin e këtij projekti nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat, sipas kësaj ministrie, është Universiteti i Prishtinës.
Edhe pse të hënën zyrtarët e Komunës së Prishtinës thanë se atyre nuk u duhet asnjë leje nga Universiteti, pasi parcela është pronë e Komunës, Komiteti i PPP-së i ka kërkuar asaj që të arrijë një marrëveshje me Universitetin.
Ky komitet që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave gjithashtu ka kërkuar nga komuna që “të mos bëjë biznes brenda kampusit universitar”, pasi pos parkingjeve, në projekt parashihet edhe ndërtimi i disa lokaleve afariste.
Kërkesën për moslejimin e projektit e kanë konfirmuar edhe në Universitetin e Prishtinës.
Në letrën e Këshillit Drejtues, thuhet se UP-ja vazhdimisht ka kërkuar leje për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, atij të Edukimit Fizik dhe Sportit dhe Fakultetit Ekonomik, por nuk kanë marrë përgjigje pozitive me arsyetimin se nuk ka hapësirë për ndërtime të reja brenda kampusit universitar.
-
Komuna e Prishtinës arsyeton çmimet e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik
-
Me gjithë premtimet, Prishtina pa zgjidhje për parkingje
-
Ndërtimi i parkingut nëntokësor, peng i ankesave rreth tenderit
-
Komuna e Prishtinës akuzon ministrin Hoti për bllokim të projektit të parkingut nëntokësor
-
Pacolli: Ministria e Financave po bllokon me qëllim projektet e Prishtinës