Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Albin Kurti është burgosur për veprime politike dhe ka kërkuar që drejtësia të zbulojë kriminelët e vërtetë.
Pacolli në një postim në Facebook, ka shkruar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në vendet europiane për veprimet e tij do të lihej i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë”, ka shkruar Pacolli.