Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur kundër iniciativës për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump.
Në një postim në Twitter, Pacolli ka thënë se kjo nuk i nevojitet Amerikës dhe botës.
Ka thënë se Kosova ka besim në të e se ai do të jetë kyç në marrëveshjen historike me Serbinë.
“Akuza kundër presidentit Trump nuk mendoj se është diçka që Amerika dhe bota ka nevojë. Kosova ka besim të madh në Presidentin Trump, që do të jetë vendimtar në marrëveshjen historike me Serbinë. Pres një fund pozitiv”, ka shkruar ai në Twitter duke komentuar seancën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që pritet të votojë për “fajësimin” e Trumpit – procedurë që në anglisht njihet si “impeachment”. Procesi i tillë mund të çojë në shkarkim.
-
Pacolli: Përfshirja e SHBA-së në këto momente, bekim për Kosovën - të respektojmë kërkesën e Trumpit
-
Muja: Trumpi mund të vijë me marrëveshje në tavolinë për Kosovën dhe Serbinë
-
Kurti: Kosova e Evropa në ankth për rikthimin e mundshëm të Trumpit
-
Bislimi nuk shqetësohet nëse Trumpi kthehet si president i SHBA-së
-
Pacolli: S’jam i mbushur me urrejtje, i lumtur që kontribuova në zgjedhjen e presidentit