Kosova, me përvojën e saj në ndërtimin e paqes, bashkë-jetesën në mes komuniteteve dhe tolerancën ndër-fetare mund të shërbejë si një model suksesi për vendet tjera në botë.
Ky ka qenë mesazhi i Zëvendës–Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila po i zhvillon punimet e saj, në Valletta të Maltës, ku edhe do ta ketë selinë.
Në kuadër të kësaj Konference Ndërkombëtare, Pacolli, ka qenë folësi kryesor, së bashku me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun e tij nga Malta, Ministrin e Jashtëm, Carmelo Abela.
Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe është themeluar nga një grup personalitetesh nga e gjithë bota, që përfshinë Senatorë amerikanë, Ambasadorë, vendimmarrës nga kontinente të ndryshme botërore dhe i cili, do të përkushtohet në nxitjen e iniciativave në të gjithë botën, për paqe dhe tolerancë.
Këshilli do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale dhe atë të mediave.
Gjatë vizitës së tij dy ditore në Maltë, Pacolli u prit në takime të ndara nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca dhe Ministri i Jashtëm, Carmelo Abela dhe ku ishte dakorduar për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe organizimin e një Forumi Ekonomik, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Maltës në Kosovë, së bashku me biznese nga ky shtet.
-
Osmani: Kosova, shembull i ndërtimit të një shteti demokratik mbi guximin, rregullat dhe drejtësinë
-
Kallas: Liderët politikë në Kosovë të angazhohen për formimin e shpejtë të institucioneve
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Kosova do të kërkojë në Tivat trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Kurti do proces meritor integrimi, Kos pret rezultate në dialogun me Serbinë