Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Kosova duhet të lirohet nga shkatërruesit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se po shkojnë dëm miliona e miliona euro në tërë vendin, i cili po degradohet për mungesë të përkujdeset.

Sipas tij, Kosova duhet të lirohet nga shkatërruesit, pasi vendi ynë ka nevojë për njerëz që e duan dhe punojnë për vendin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ja postimi i plotë i Pacollit në facebook:

Alarmante...

E shoh çdo ditë dhe disa herë kam shkruar për investimet e kryera me paratë e qytetarëve, të cilat në mungesë të mirëmbajtjes dhe përkujdesjes çdo ditë shkatërrohen. Konkretisht kam shkruar për rrugën Prekoc-Krilevë (përreth lumit të Marecit).

Rruga që u ndërtua në vitin 2014 sot praktikisht është e pakalueshme. Para kamerave të KTV-së një zv. Ministër i Qeverisë së Kosovës u pat zotuar se brenda verës së kaluar do të përfundojnë riparimin e rrugës.

Nga ky zotim, pos gënjeshtrës nuk pati asgjë. Pra, ky investim disa milionësh praktikisht po shkon dëm ashtu siç po shkojnë dëm miliona e miliona euro në tërë Kosovën.

Situata është shumë alarmante. Vendi po degradohet për mungesë të përkujdeset. Kosova duhet të lirohet nga shkatërruesit! Kosova ka nevojë për njerëz që e donë dhe punojnë për vendin.