Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.
Ai ka thënë se 4 korriku i vitit 1776 është ditë monumentale për SHBA-në dhe ditë kthese për historinë e re të njerëzimit.
“Kjo datë simbolizon triumfin e lirisë, festën e diversitetit dhe harmonisë mes njerëzve, është datë kur njeriu dhe kombi i lirë bëhet zot i vetvetes. 4 Korriku, 1776, lartëson postulatet fondamentale të humanizmit, lartëson lirinë dhe pavarësinë e një kombi, si e drejtë burimore dhe e përjetshme. Republika e Kosovës si vend i ri, është pasqyrim i vlerave të përbashkëta me ato të kombit amerikan, dhe mu për këtë, qytetarët e Republikës së Kosovës admirojnë pafundësisht modelin qeverisës amerikan. Kjo bënë që partneriteti ynë me SHBA-të, të jetë partneritet i përjetshëm unik, burimor”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Pacolli ka kujtuar se “Si qytetarë të Republikës së Kosovës, të një vendit të ri, të një bote të lirë, ne lartësojmë ditët e vendit nga i cili shumë kombe dhe qytetarë nga të katër anët e globit patën rastin të mbështeten, të përkrahen, ta marrin si model. 4 Korriku, 1776, dhe 17 Shkurti, 2008, për ne, janë vazhdimësi e historisë së re të njerëzimit!”
“Andej dhe këtej oqeanit, ne festojmë bashkë, përjetësisht! Urime qytetarëve të SHBA-ve!”, ka shkruar ai në fund.
-
SHBA-ja feston 247-vjetorin e Pavarësisë, Kosova e uron
-
Kurti: Shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-së
-
Hoti: Urime 4 korriku Amerikë
-
Veseli: Kosova është e bekuar që ka në krah Amerikën
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën