Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij me fjalë të mëdha.
Pacolli thotë se Ibrahim Rugova është babai themelues i shtetit të Kosovës dhe se jeta dhe vepra e tij na lanë disa mesazhe dhe, siç shkruan Pacolli, “duke i jetësuar ato, e përkujtojmë dhe nderojmë më së miri atë”.
Ministri Pacolli thotë se familja e Ibrahim Rugovës ishte viktimë e krimit shtetëror serb, “por ai i mundi kundërshtarët me rrugën paqësore”.
“Rugova me intelektualë të tjerë krijoi LDK, parti që mbante brenda gjithë Kosovën. Edhe kur u krijuan parti të tjera, ai diti të pajtohej me të gjithë në emër të Kosovës. Rugova kurrë nuk shau njeri, nuk luftoi njeri, nuk manipuloi me fjalët. Atë e shanë, e luftuan, i manipuluan mendimin, por sot ai respektohet prej të gjithëve. Dhe prej atyre që e shanë, e luftuan, i manipuluan jetën, veprën, mendimin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Tutje, ai tha se Kosova sot gjendet para një beteje diplomatike të vështirë me Serbinë.
“Të bëhemi bashkë si na mëson shembulli i Rugovës, në një parti, në partinë e Kosovës. Vetëm kështu do jemi më të fortë, do na respektojnë miqtë tanë perëndimorë dhe do e fitojmë betejën e radhës”, ka përfunduar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.
-
Osmani: Rugova atë themeltar i Kosovës, prijës që s’e keqpërdori besimin e popullit
-
Pacolli: Rugova është i papërsëritshëm
-
Liderët e vlerësojnë kontributin e Rugovës për orientimin politik të Kosovës drejt Perëndimit
-
Kurti: Kur Serbia këmbëngulte që s’ka Republikë të Kosovës, Rugova si president i saj takoi Clintonin
-
Kurti kujton Rugovën: Luajti rol kyç në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës