Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli i përgjigjet Daçiqit: Dy të tretat e botës e njohin Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë së Kosovës, i është përgjigjur Ivica Daçiqit, të cilit i ka thënë se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, është e faktorizuar si shtet dhe 2/3 e botës e njohin këtë realitet, për çka ai e ftoi Daçiqin që t’i bashkëngjitet botës së civilizuar dhe konstruktive.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Si përgjigje ndaj ironizimit të Daçiqit rreth vendeve që e kanë njohur apo nuk e kanë njohur Kosovën. Mundem vetëm të them se do të ishte ndonjë mrekulli nëse Daçiqi do të bënte diçka konstruktive, që do ti hynte dikujt ne pune. Si duket, ai nuk ka çka të bëj, e lavdërohet me destruktivitetin e tij. Daçiq duhet ta di se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, është e faktorizuar si shtet dhe 2/3 e botës e njohin këtë realitet, për çka e ftoj edhe Daçiqin që ti bashkangjitet botës së civilizuar dhe konstruktive