Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, mëngjesin e sotëm ka takuar në Strasburg Elmar Brok, deputet i Parlamentit Evropian, ish-kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme.
Pacolli ka njoftuar se me Brok kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe nevojën që sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e saj, transmeton KP.
Ministri i Jashtëm thotë se gjithashtu me Brok, i cili është njëri prej njerëzve kyç të CDU, kanë biseduar edhe për konsolidimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Gjermania mbetet partner kyç në rrugën evropiane të vendit tone”, ka theksuar Pacolli.
Artikuj të ngjashëm
-
Pacolli: Gjermania konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave
-
Pacolli kërkon nga Gjermania ndihmë për liberalizimin e vizave
-
Pacolli kërkon mbështetjen e PE-së për liberalizimin e vizave
-
Bislimi: Gjermania, një nga aleatët më të fuqishëm të Kosovës
-
Stublla shpalos pritjet e kosovarëve nga Gjermania për liberalizim