Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Foltorja e Kuvendit u keqpërdor për fyerje e fushatë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur bindjen se foltorja e Kuvendit të Kosovës sot është keqpërdorur për fyerje e fushatë.

“Pjesëmarrja në seanca të tilla nuk është për mua, foltorja u përdor për sharje për fushatë”, ka thënë Pacolli për KTV-në.

Ai ka thënë se në të kaluarën Albin Kurti ka refuzuar çdo bashkëpunim, duke i lënë AKR-së vetëm një opsion, atë të shkrirjes në Vetëvendosje.

“Ne natyrisht se nuk mund ta pranojmë. Jam aty ku jam do të jem edhe më tutje, por aktualisht jam vetëm numër për çka nuk jam i interesuar. Nuk jam njeri i pasivitetit, çdokund kalkuloj që kohën time ta shfrytëzoj për vepra e për krijimtari, dhe mua më nervozon fakti nëse në fund të ditës nuk kam një rezultat konkret. Prandaj këtu është dilema ime që e kam”, ka thënë Pacolli.

Ai ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për tryezë të rrumbullakët të partive politike.

“Zgjedhjet e reja nuk janë opsion i mirë. Do të shpenzoheshin akoma para.

Edhe Ramosaj: Më vjen keq për grackën ku ka rënë Kurti, konferencat dhe foltorja e Kuvendit po keqpërdoren Arbëri Ramosaj: Më vjen keq për grackën ku ka rënë Kurti, konferencat dhe foltorja e Kuvendit po keqpërdoren

Zgjidhja është që të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse, madje qoftë edhe për një vit, vetëm të mos gënjehet qytetari e të kryhen disa punë jetike”, ka thënë Pacolli.

Ai ka garantuar se ai dhe AKR-ja nuk janë takuar me PAN-in.

“Ju garantoj se takimet mes miqve mund të ndodhin rastësisht, por takimet për të biseduar për një riradhitje të AKR-së nuk kanë ndodhur. Flitet për ndarje të posteve, ju garantoj fuqishëm se asnjëherë nuk ka pasur asnjë takim mes PAN-it dhe meje e AKR-së”, ka thënë Pacolli, përcjell Koha.net. “Haradinaj ka ardhur në derën time, por e ka gjetur zemrën dhe derën time hapur siç do ta gjente secili prej jush”, ka thënë Pacolli.