Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Është mision kombëtar tani që të bëjmë secilën familje me çati mbi kokë

Durrës, 27 nëntor – Zëvendëskyreministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitoi të mërkurën zonat e prekura rëndë nga tërmeti që goditi një ditë më parë Shqipërinë, dhe i cili la mbi 30 veta të vdekur dhe mbi 600 të tjerë të plagosur, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.

Në Thumanë vizitova komunitetet e prekura. Shpreha mbështetjen institucionale dhe private (dhe në koordinim me autoritetet përkatëse shqiptare) që të ndihmojmë qytetarët e Thumanës dhe të Shqipërisë”, citon njoftimi ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Për kombin shqiptar kjo është situata më tragjike në 20 vjetët e fundit. Ai tha se është krenar për solidaritetin që po tregon Kosova për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe se vlerëson shumë ndihmën e ushtarëve e zjarrfikësve të Kosovës, të cilët po japin gjithçka nga profesionalizmi i tyre.

Gjatë vizitës në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës, ministri Pacolli takoi edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilit në emër të tij dhe të popullit të Kosovës i shprehu ngushëllime për të gjitha jetët e humbura.

“E sigurova kryeministrin Rama për mbështetjen institucionale dhe atë të qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura të kenë së shpejti një çati mbi kokë - për t'u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani”, tha ai.

Edhe Zyrtarë të AKR-së në Thumanë Arbëri Zyrtarë të AKR-së në Thumanë

Pas vizitës në Thumanë dhe Durrës, ministri në detyrë Pacolli është pritur nga kryeministri Rama.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, sipas komunikatës, e ka informuar kryeministrin e Shqipërisë për vendimet që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Qeverisë shqiptare në tejkalimin e gjendjes së krijuar pas tërmetit.