Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook , ai është shprehur i lumtur pasi ka pranuar urimet nga Toshiko Abe, ministre e Punëve të Jashme në Japoni, ku sipas tij theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës.
“Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë çfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës do të shënoj një momentum të ri dhe të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Japonia ka qenë dhe mbetët përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t'i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi.
-
Japonia i akordon Kosovës një grant 250 milionë jenësh
-
Thaçi: Hapja e ambasadës japoneze hap i madh drejt forcimit të marrëdhënieve
-
Dhjetë vjet marrëdhënie diplomatike Kosovë-Japoni
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri japonez
-
Japonia vlerëson lart qëndrimin e Kosovës për luftën në Ukrainë