Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, po qëndron për vizitë në Prishtinë.
Pas takimit me homologun e tij kosovar Behgjet Pacollin, ishte planifikuar që të ketë konferencë për media, por më pas është anuluar. Ministri Kotzias, ka thënë se arsyeja se nuk do të ketë konferencë për media, është se me ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli, kanë shumë tema e çështje të rëndësishme për të diskutuar dhe se nuk kanë kohë.
Diplomati grek gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi. Vizita e tij në Prishtinë vjen një ditë pas qëndrimit të tij në Beograd.