Arbëri

Pacolli duartroket vendimin e Vitisë për ta nderuar Calmy-Reyn

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur vendimin e Komunës së Vitisë për ta nderuar ish-presidenten e Konfederatës Helvetike, e cila vizitoi Kosovën këto ditë.

“Shumë e vlerësoj veprimin e nderimit që Komuna e Vitisë i ka bërë ish-Presidentes të Konfederatës Helvetike, Micheline Calmy-Rey, një grua zonjë që ka bërë shumë për Kosovën. Në fakt, gjithë Zvicra ka bërë shumë për popullin tonë dhe ne duhet t'i jemi mirënjohës! Calmy Rey ishte e para apsolute (nga faktori ndërkombëtar) që kishte thënë se Kosova duhet të jetë e pavarur”, ka thënë Pacolli.