Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe e falënderoi për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjithmonë.
“Është kënaqësi t’ju takoj sot dhe t’ju shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës”, u shpreh Thaçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zëri juaj ka qenë ndër zërat e parë për pavarësinë e Kosovës dhe ka hapur sytë e shumë të tjerëve”, shtoi Thaçi.
Presidentja Micheline Calmy-Rey u shpreh se është e lumtur që është në Kosovë.
“Fatin e Kosovës e kam në zemër”, u shpreh Presidentja Calmy-Rey.
Presidenti Thaçi e falënderoi Presidenten Calmy-Rey që nuk po e harron Kosovën.
Presidenti Thaçi gjithashtu foli për të arriturat e Kosovës që nga pavarësia.
“Jemi në rrugë të drejtë. Kemi sfida por po i kalojmë me sukses”, përfundoi Presidenti Thaçi.