Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka gjetur se Behgjet Pacolli ishte në konflikt interesi, edhe pas kohës kur ishte bërë zëvendëskryeministër.
I ishte shmangur kësaj situate, tek pas raportimit të “Kohës Ditore”.
Në shtator gazeta pati raportuar se Pacolli nuk ka përfillur dispozitat ligjore, të cilat u kërkojnë zyrtarëve të lartë publikë që, menjëherë pas zgjedhjes ose emërimit, të transferojnë te persona të besuar të drejtat e udhëheqjes së ndërmarrjeve që i kanë në pronësi.
Konflikti i interesit hapur ishte dëshmuar në rastin e kompanisë “Diamond Fashion”. Në platformën online të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), zëvendëskryeministri Pacolli figuronte edhe si pronar i këtij biznesi e edhe si person i autorizuar – drejtor dhe agjent i regjistruar... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
-
Pacolli në konflikt interesi
-
Konflikt interesi në ATK, disa zyrtarë kanë në pronësi biznese
-
Havolli: Raste të mëdha të konfliktit të interesit janë dorëzuar në prokurori
-
Antikorrupsioni trajtoi 168 raste të konfliktit të interesit
-
Katër asamblistë të Prishtinës shmangin konfliktin e interesit pas kërkesës së AKK-së