Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli dënon gjuhën e përdorur anti-semitiste në Kosovë

Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka dënuar gjuhën e përdorur me përmbajtje anti-semitiste ndaj popullit dhe shtetit izraelit, nga një kandidat i një subjekti politik për kryetar komune në Kosovë.

“Marrëdhëniet në mes popullit shqiptar të Republikës së Kosovës dhe atij izraelit kanë qenë gjithë herë të shkëlqyeshme dhe për këtë më së miri e dëshmon historia. Gjuha dhe deklaratat me përmbajtje urrejtëse dhe elemente të forta anti-semitiste janë të papranueshme dhe duhet të dënohen jo vetëm nga Institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës, por, nga çdo qytetar ordiner. Kosova dhe populli i saj gjithherë kanë qenë shembull i tolerancës ndër-etnike dhe ndër-fetare dhe kjo frymë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli.