Sot, në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, Ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, i dorëzohen nga Qarku i Kukësit dhe qyteti i njohur botërisht për mikpritjen, titujt “ Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”.
“Nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të Pacollit në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, ka bërë të ditur Bashkia e Kukësit përmes një komunikate për medie.
Në njoftim thuhet se Pacolli do të qëndroj në Kukës, gjatë pjesës së parë të ditës, ku do të marrë dy mirënjohje nga qyteti dhe qarku i Kukës-Has-Tropojë, nominuar në vitin 2000 për çmimin Nobel për Paqen për mikpritjen që i dha bashkëkombësve të vet kosovarë, larguar nga tmerret e luftës.
“16 prilli është dita kur ky qytet dhe qarku në tërësi përkujton eksodin e kosovarëve 19 vjet më parë, me aktivitete të ndryshëm, ku marrin pjesë qytetarë nga të dy anët e kufirit tashmë të hapur dhe përfaqësues të Institucioneve. Bashkia e Kukësit i akordon, Behgjet Pacolli, titullin “qytetar nderi i Kukësit”, për iniciativën e tij si President për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike Kombëtare”, thuhet tutje në komunikatë.
Pacolli është dekoruar më herët edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin e lartë “Nder i Kombit”.
-
Pacolli preferon zona ekonomike në vend të shkëmbimit të territoreve
-
Çfarë tha Pacolli në mbledhjen e dy qeverive në Korçë
-
Kukësi nderohet për vlerat e larta dhe humanizmin ndaj kosovarëve
-
Thaçi do të ndajë medaljen “Urdhri i Lirisë” për qytetarët e Kukësit
-
18 vjet nga eksodi i kosovarëve drejt Kukësit