Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Asnjëherë s’kam tradhtuar, i mbetem besnik LDK-së

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se do t’i mbetet besnik LDK-së.

Ai gjithashtu beson se edhe deputetët e AKR-së do të jenë në të njëjtën linjë, raporton KTV.

“Do t'i mbetem besnik koalicionit dhe do ta respektoj marrëveshjen me LDK-në. Asnjëherë nuk e kam tradhtuar askënd dhe e kam të vështirë t'i ndryshoj fjalët. Edhe deputetët nga AKR-ja do të jenë në të njëjtën linjë”, është shprehur Pacolli.

Kur është pyetur për takimet e deputetëve të AKR-së me Haradinajn ka thënë se nuk di asgjë për këto takime.