Pak minuta pasi Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, doli me një deklaratë në Facebook për mundësinë e daljes së partisë nga Qeveria në rast se nuk kthehet në punë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka reaguar edhe Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli.
Ky i fundit, në një postim në Facebook, ka thënë se vetëm Kuvendi dhe organet statutore të partisë marrin vendime për të ardhmen e partisë.
- AKR kërcënon Haradinajn me largim nga Qeveria nëse nuk kthehet Sefaj në punë -
“AKR ka kuvendin e vet dhe organet tjera statutore dhe si të tillë, vetëm ato vendosin për të ardhmen e AKR-së. Çdo shkrim tjetër nëpër Facebook dhe rrjetet sociale nuk prezanton qëndrimin zyrtar të partisë”, ka shkruar Behgjet Pacolli.
-
Fati i Sefajt ‘në duart’ e Pacollit, AKR thotë se s’do ta dërgojë vendin në krizë
-
AKR kërcënon Haradinajn me largim nga Qeveria nëse nuk kthehet Sefaj në punë
-
Pacolli: Kosova do të ishte krejtësisht ndryshe, nëse do të qeveriste AKR-ja
-
AKR-ja kërkon që Pacolli të jetë kandidat për president
-
Pacolli përkrah Qeverinë Kurti