Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, prej sot e ka hapur edhe këshillimoren për pacientët me sëmundjet jo ngjitëse (Hipertension dhe Diabet).
Kjo është realizuar falë një bashkëpunimi të QKMF-së dhe organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH).
Sipas një njoftimi dërguar mediave, bëhet e ditur se në ceremoninë e hapjes së kësaj këshillimore, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, mjekë dhe punëtorë tjerë shëndetësorë.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka falënderuar AQH-në për këtë ndihmë dhe përkrahjen e vazhdueshme për QKMF-në, ku përmes trajnimeve dhe ndihmës në aparaturë dhe mjete konkretizuese, ka ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.
Lidhur me këtë projekt dhe bashkëpunimin e mirë tani e tri vite mes QKMF-së dhe AQH-së, foli koordinatorja e projektit në QKMF, Valbona Gashi, e cila është edhe kryeinfermiere në QKMF.
Ajo e prezantoi punën tri vjeçare me AQH në Malishevë, dhe ndihmën konkrete në disa fusha që AQH ka dhënë për QKMF-në në Malishevë, përfshi edhe qendrat të mjekësisë familjare për shërbimin e vaksinimit, deri në hapjen e kësaj këshillimore.
-
QKMF në Malishevë hap këshillimore për të sëmurët me hipertension dhe diabet
-
Këshillimorja e parë në Prishtinë ndihmon pacientët në menaxhimin e sëmundjeve kronike
-
QKMF-ja në Malishevë ankohet për mungesë të mjekëve
-
Punimet në ndërtimin e objektit të urgjencës në QKMF të Malishevës drejtë përfundimit
-
Në QMF-në e Kijevës në Malishevë rifillon puna, pas riparimit të objektit