Pakënaqësitë që kanë kur iu drejtohen institucioneve shëndetësore mbeten aty ku ndodhin. Pacientët marrin iniciativë të raportojnë vetëm kur rastet përfundojnë me fatalitet.
Krejt kjo për shkak se institucionet relevante nuk i trajtojnë ankesat që ndonjëherë drejtohen në komisionet përkatëse, apo edhe kur raportohen, nuk ka masa ndëshkuese, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVet pacientët konsiderojnë se problemi kryesor është te sistemi jo i mirë qeverisës. Thonë se edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore po krijon probleme të tilla.
Ndryshe, Kodra ka treguar se prej që i kanë hapur zyrat ku qytetarët drejtohen, kanë marrë qindra ankesa e janë trajtuar shumë sosh. Thotë se problemet janë bërë tashmë kronike, meqë nuk janë trajtuar për vite me radhë.
Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të pacientëve, shoqata PRAK ka ndarë mirënjohje për përfaqësues të fshatit Dejnë, të cilët në mënyrë të organizuar dhurojnë gjak.