Pa asnjë votë kundër, Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i AAK-së, raporton KTV.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot gjithashtu mbajti Kuvendin e VIII-të zgjedhor, ku Haradinaj foli për të arriturat e tij si kryeministër.
Haradinaj duke i falënderuar delegatët për besimin e dhënë, ka thënë se nuk do të ndalet asnjë herë së punuari për të mirën e Aleancës dhe Kosovës, sepse sipas tij, është një besim që mbetet një obligim i madh. Ai ka ftuar anëtarësinë e tij, që të jenë sa më të bashkuar dhe ta ndihmojnë rritjen e Aleancës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe komunale.
“Faleminderit për besimin e dhënë, një besim që nuk e kam dyshua që e kam, nuk është befasi për mua, e kam ndier respektin e madh që e keni ndaj meje. Një besim që është një obligim i madh. Ju lus që të jemi bashkë ta ndihmojmë njëri tjetrin që ta rrisim Aleancën nga ky kuvend deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe komunale. Unë nuk kam me u ndal, kam me punuar intensivisht që kam me shfrytëzuar krejt dijeninë e të gjitha ata mundësi e çdo kapacitet që ekziston në këtë vend që ta rrisim Aleancën bashkë. Urime, faleminderit”, ka thënë Haradinaj pas rizgjedhjes si kryetar i AAK-së.
Haradinaj krenohet me arritjet si kryeministër, premton përfundimin e shpejt të FAK-ut