Pa e respektuar fare distancën, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e u.d. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë vizituar pacientët në Klinikën Torokale.
Kur është pyetur për këtë ministri nuk u përgjigj fare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor paraprakisht ministri i Shëndetësisë është këshilluar nga drejtori Saudin Maliqi për gjërat që duhet thënë rreth kësaj klinike.
Drejtori i kësaj klinike, Saudin Maliqi, ka thënë se me gjithë pandeminë stafi mjekësor është duke i trajtuar të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbimet e kësaj klinike.
Ministri Zemaj deklaroi se bashkë me profesionistët shëndetësorë po angazhohet për kthimin e të gjitha shërbime shëndetësore për pacientët edhe në kohën e pandemisë COVID-19.
U.d. i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se e ndiejnë obligim, edhe në kohë pandemie, që qytetarët t’i marrin shërbimet kirurgjike.