Arbëri

Pa heqjen e monopoleve s’do të ketë zhvillim ekonomik, thotë Veseli

Se tregu i Kosovës është i monopolizuar e ka pranuar edhe kreu i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, ka thënë se pa konkurrencë lojale nuk do të ketë zhvillim ekonomik në vend dhe se fokus i partisë së tij është eliminimi i monopoleve.

“Pa pasur konkurrencë lojale nuk do të ketë as zhvillim ekonomik, sepse nuk mund të kemi biznese të shëndosha. Dhe kjo mund të evitohet nëse eliminohen të gjitha monopolet. Fokus i joni do të jetë eliminimi i monopoleve, transparencë dhe ligjshmëri e qartë”, deklaroi Veseli.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, “ka kërkuar nga të gjitha ministritë që të respektojnë ligjin dhe procedurat e prokurimit publik, në mënyrë që të gjithë operatorët ekonomikë të trajtohen në mënyrë të barabartë”.

Nga ana tjetër monopoli i krijuar në tregun e Kosovës mbetet sfidë për integrimin në Bashkimin Evropian.