Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është shprehur kundër vizitës së eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale në Hagë.
Përmes një konferencë për medie, OVL e UÇK-së ka thënë se kjo vizitë lidhet pikërisht me intervistimin e presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
“Ne do të bëjmë një reagim për eurodeputeten Cramon sepse jemi të prekur nga sjellja e saj. Kjo ka kohë që ka humbur ekuilibrin politik që do të duhej ta kishte një raportuese për Kosovën. Përderisa e gjithë bota u çua në këmbë për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale, ajo një ditë pas intervistimit të presidentit pa fije turpi ka vizituar Gjykatën Speciale dhe vizita e saj ka për qëllime specifike për këtë rast”, ka thënë Gucati.
Gucati ka kërkuar nga Parlamenti Evropian shkarkimin e Von Cramon, dhe t’i hiqet misioni si raportuese për Kosovën.
“Ne kërkojmë nga parlamenti Evropës shkarkimin e Von Cramon dhe t’i hiqet misioni si raportuese për Kosovë”, ka thënë Gucati/ EO.
-
Cramon: Kosova duhet ta marrë përgjegjësinë për krimet që përmenden në raportin e Martyt
-
Hoxhaj vizitën e Von Cramonit Speciales e cilëson ndërhyrje politike
-
OVL-UÇK: Dorëzuam 285 letra në Asamblenë e Këshillit të Evropës për procesin në Hagë
-
OVL-UÇK proteston më 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg
-
Porosia speciale