Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se emërimet e fundit në misione diplomatike nuk janë të saj, por mbajnë firmën e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pasi i biri i deputetit Haxhi Shala, Flakroni, është emëruar konsull në Pragë.
Osmani ka thënë se kjo është praktikë e mbrapsht dhe se do të shfuqizojë këto dekrete.
“Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë. Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen”, ka shkruar Osmani.
KOHA të martën raportoi për rastin e të birit të Haxhi Shalës, Flakronit, gjë që nxiti reagime të mëdha.
-
Konsujt e shkarkuar nga Osmani, të afërt me partitë në pushtet
-
Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë
-
Katër konsujt e shkarkuar nga Osmani të afërt me njerëz të politikës
-
Gashi: Emërimi i djalit të Haxhi Shalës në postin e konsullit në Pragë, ndërmarrje mes Thaçit e ministres Haradinaj
-
I biri i deputetit Shala nuk sheh asgjë të keqe për postin e konsullit që e ka marrë