Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “TRT World”, ka thënë se Serbia ka treguar qartë se qëndron me Rusinë, duke refuzuar që të dënojë agresionin rus në Ukrainë e duke refuzuar edhe që t’i vendosë sanksione.
“Mendoj se ka qenë e qartë se Serbia qëndron me Rusinë dhe propagandën ruse në këtë krizë, pasi nuk ka dënuar agresionet e sulmet e rusëve ndaj Ukrainës e as nuk i është bashkuar sanksioneve të vendosura nga shtetet perëndimore. E besoj se kushdo që do të mashtrojë veten se Serbia në fakt do të zgjedhë rrugën pro-evropiane, vetëm se po e kënaq Vuçiqin, pasi ai në karakter e po ashtu me qëllime është saktësisht i njëjtë me Putinin”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se Rusia e Serbia po i bashkojnë forcat për të destabilizuar botën, përfshirë Ballkanin Perëndimor.
“Nga veprimet e tyre, nga retorikat e tyre mund të shohim se derisa Ukraina është vija e parë e frontit që po mbron demokracinë, shtetet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, por edhe shtetet si Shqipëria e Maqedonia e Veriut, janë vija e dytë e frontit në mbrojtje të demokracisë. I bëjmë thirrje BE-së që të jetë e qartë në gjuhën që e përdorë dhe mesazhet që ia dërgon Beogradit, pasi duhet të ndalojë që Beogradi të ulet në dy karrige përnjëherë. Këtë e ka bërë deri tash. Të kesh një lloj retorike se është pro-evropiane që nuk është, por ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, por edhe ekonomik e politik. Kriza në Ukrainë është dëshmia më e madhe për këtë. Derisa pjesa tjetër e botës është bashkuar për të dënuar agresionin rus, si dhe ka vendosur sanksione, që ka bërë edhe Kosova duke u bashkërenduar me SHBA-në e BE-në, Serbia është e vetmja që po zgjedhë të qëndrojë me Rusinë, duke treguar qëllimin se këtë synon ta bëjë në Ballkan Perëndimor”, tha Osmani.
-
Osmani: Nuk mund ta trajtosh Rusinë si agresor e Serbinë si partner të paqes
-
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
-
Osmani në Turqi: Rusia synon ta zgjerojë konfliktin, Serbia dorë e zgjatur e saj
-
Osmani: Serbia planifikon ta aneksojë veriun me skenarin e Putinit
-
Osmani: Kosova nën sulme, Vuçiqi u inkurajua nga mungesa e drejtësisë në dialog