Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Vendimi i GJND-së mbetet thirrje që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm të Kosovës

Në përvjetorin e 13-të të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilin u konstatua se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare kur e shpalli pavarësinë, presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka thënë se ky vendim mbetet thirrje për vendet mosnjohëse.

Osmani ka theksuar se shtetet të cilat ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, duhet ta bëjnë këtë dhe ta njohin realitetin e pakthyeshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar ajo në Twitter.