Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me përfaqësues të katër subjekteve kryesore politike në Kosovë, të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e Etem Arifit.
Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme dhe ato të organizohen në afat prej 40 ditësh pas shpalljes së tyre.
“Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe është thënë se data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet tek pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet nga Presidenca.
Ndërkohë Osmani nesër do të ketë takime me përfaqësuesit e partive tjera politike. Në orën 11:00, ajo do të takojë përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, në orën 12:00 ata të Grupit 6+ dhe në orën 13:00 përfaqësuesit e Listës Serbe.
-
Osmani vazhdon sot konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve
-
Nis takimi i presidentes me krerët e partive politike, s'merr pjesë VV-ja
-
Osmani nis konsultimet për datën e zgjedhjeve nga ora 13:00
-
Presidentja thërret në takim liderët politikë
-
Takimi i së premtes, konfirmim nëse do të ketë mandatar të ri apo zgjedhje të parakohshme