Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet në Mynih me homologen sllovene, Pirc Musar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të shtunën në Mynih me homologen e saj sllovene, Nataša Pirc Musar.

Osmani ka bërë të ditur në Facebook se me presidenten e re të Sllovenisë, diskutuan për partneriteti, rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Sllovenisë për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike.

“Bashëpunimin e ngushtë me Slloveninë do ta vazhdojmë edhe gjatë mandatit të Presidentes së re Nataša Pirc Musar. Në Mynih, diskutuam forcimin e partneritetit tonë, bashkëpunimin për të kontribuar në paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë, si dhe mbështetjen për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Osmani ka takuar edhe senatoren amerikane, Jeanne Shaheen. Ajo ka theksuar se vendosmëria për të thelluar partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin me SHBA-në është bërë më e fuqishme.

Image